Një zjarrfikës në Avon, Indiana, SHBA, ka përjetuar momente të rrezikshme gjatë intervenimit, pasi një automjet shpërtheu papritur dhe u përfshi nga flakët pranë tij, transmeton Gazeta Metro.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve në Avon, pjesëtarët e ekipit ishin të pajisur me veshje të plota mbrojtëse në momentin e incidentit dhe fatmirësisht nuk pësuan lëndime.
Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur automjeti shpërthen papritur, duke vënë në rrezik zjarrfikësit që ndodheshin pranë tij.
Departamenti ka paralajmëruar se automjetet hibride, me benzinë dhe elektrike paraqesin sfida të reja për zjarrfikësit, pasi nuk dihet gjithmonë se çfarë rreziku mund të fshihet brenda tyre. Mesazhi i tyre është i qartë: largohuni nga automjeti dhe intervenoni vetëm me pajisje të plota mbrojtëse./gazetametro.net