Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka shtyrë përpara thirrjen e Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” për kujdes dhe mbrojtjen e pyjeve nga zjarret pas rastit që është duke ndodhur tash e tre ditë në bjeshkën e Shtupeqit e cila është territor i “Bjeshkëve të Nemuna”.
Me një postim në Facebook, agjencioni me thirrjen e saj ka shtuar edhe falënderimin për zjarrfikësit, policin dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës të cilët edhe të shtunën kanë dal në vend të ngjarjes për zjarrin që është duke ndodhur që tashmë është nën kontroll.
Po ashtu me ndihmë ajrore ka ndihmuar KFOR-i të cilët intervenimin e kanë filluar të premtën dhe të shtunën.
Policia është parë duke i përdoruar kamionët saj që i përdorim në protesta për ta përmbajtur turmën.
Postimin e plotë të AMMK-së dhe fotot nga intervenimi mund t’i gjeni më poshtë:
Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” edhe me tej bën thirrje për kujdes dhe mbrojtje të pyjeve nga zjarret pas rastit në Bjeshkët e Shtupeqit – territor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
Me këtë rast shprehim falënderim dhe mirënjohje për zjarrëfikësit, Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës të cilët edhe sot, në ditën e tretë të rastit, qe nga orët e hershme të mëngjesit kanë qenë në prezent në vendin e ngjarjes me numër të shtuar të pjesëtarëve të tyre.
Falë angazhimit dhe ndihmës së tyre se bashku me stafin e DAPK “Bjeshkët e Nemuna” është arritur qe të menaxhohet situata dhe e cila tashmë është nën kontrollë.
Gjithashtu falëndërojmë edhe KFOR-in, të cilët gjatë ditës se djeshme dhe sot kanë intervenuar nga ajri për shuarjen e zjarrit.
Ju lutemi për kujdes…