Loading…

Zjarr në Shën Gjin e Tepelenë, shpërthejnë predhat e Luftës së Dytë Botërore

  • 23/08/2019 | 13:55

Zjarr në Shën Gjin e Tepelenë, shpërthejnë predhat e Luftës së Dytë Botërore

Një zjarr i përmasave të mëdha është duke djegur një territor kullote mbi malin e Shëndëllisë afër Tepelenës. Zjarri që ndodhet në lartësinë 1300 metra ka shpërthyer disa predha të Luftës së Dytë Botërore, por pa rrezik për popullsinë, transmeton Gazeta Metro.


Sipas kreut të zjarrfikëseve në Tepelenë, Veledin Abazi zjarri vetëm po mbahet në mbikqyrje në distancë sepse ndodhet shumë larg zonave të banuara. Zjarri aktualisht po përparon në lartësinë e malit mes Damësit dhe Beçishtit, mbi fshatin Malas i braktisur kohë më parë.

Ndërkohë, zjarrfikësit në veri të vendit po luftojnë prej orësh me një zjarr masiv në malin me pisha në Shëngjin.

Një zjarr masiv ka përfshirë malin me pisha në afërsi të portit të Shëngjinit, në Lezhë. Zjarrfikëset janë në vendngjarje, por për shkak të terrenit të vështirë malor, po hasen probleme në izolimin e vatrës së zjarrit.

Për këtë arsye, zjarrfikësve po u vijnë në ndihmë edhe forcat e ushtrisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë