Loading…

Zjarr në maternitetin e Durrësit, digjen të gjitha pajisjet

  • 28/01/2017 | 10:26

Zjarr në maternitetin e Durrësit, digjen të gjitha pajisjet

Zjarri në maternitetin e Durrësit si pasojë e një defekti në rrjetin e elektrik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka djegur të gjitha pajisjet në maternitet, duke bërë të pamundur shërbimin për pacientet që ndodhen të shtruara.

Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtori i spitalit dhe maternitetit, Alban Ramohitaj, sipas të cilit flakët kishin përfshirë katin e katërt të godinës, ndërsa 4 gra u zhvendosën nga ambienti në fjalë. Gjithashtu mësohet se në një ambient tjetër janë zhvendosur edhe 17 fëmijë, shkruan lapsi.al

Mësohet se puna për riparimin e defektit ka nisur ditën e sotme, por do duhen disa ditë për riparimin e tij. Deri në momentin e rikthimit të maternitetit në gjendje pune, të gjitha pacientet do të dërgohen në Tiranë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë