Një person ka humbur jetën në një zjarr të madh që shpërtheu në qendrën tregtare Mega Khimki në Podmoskovlje, sipas Ministrisë së Situatave Emergjente të Federatës Ruse.
Agjencia bën me dije se zjarri është lokalizuar në një sipërfaqe prej 7000 metrash katrorë.
Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në dyqanin OBI në qendrën tregtare Mega Khimki në rajonin e Moskës.
Sipas raportimeve, janë dëgjuar shpërthime dhe janë hedhur kanaçe me ngjyrë dhe llak.
Agjencia Interfax bën me dije se nga shërbimet e urgjencës është thënë se po shqyrtohen versione të ndryshme për shkakun e zjarrit, mes tyre një qark i shkurtër dhe zjarrvënie.
Shkaku i saktë i zjarrit do të dihet pas hetimeve që do të vijojnë pas shuarjes së zjarrit.
The "Mega Khimki" shopping center in #Moscow is on fire. The fire area is about 7000 m². pic.twitter.com/GXxKB3vbxs
— NEXTA (@nexta_tv) December 9, 2022
The fire in #Moscow is accompanied by explosions. pic.twitter.com/Pkx2sEJpxE
— NEXTA (@nexta_tv) December 9, 2022