Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në lagjen “Sul Paprri” të qytetit të Elbasanit.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, flakët u shkaktuan nga një furnellë e harruar ndezur, raporton Syri.net, transmeton gazetametro.net.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që dëmet materiale kanë qenë të mëdha, pavarësisht ndërhyrjes së efektivëve të zjarrfikëses. /gazetametro.net.