Loading…

Ziadin Sela: Zaevi po tallet me opozitën shqiptare, këto janë ofertat e kryeministrit maqedonas

  • 06/05/2018 | 10:02

Ziadin Sela: Zaevi po tallet me opozitën shqiptare, këto janë ofertat e kryeministrit maqedonas

Kreu i ASH-së Ziadin Sela përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka akuzuar kryeministrin Zoran Zaev se po tallet me opoziten shqiptare dhe se po degradon figurën e politikanit shqiptar.

Sela ka reagur nëpërmjet një statusi në facebook ku ka bërë të ditur se po shtypet edhe sovraniteti i popullit me këto tallje të kryeministrit Zaev, pra, sipas tij po degradohet figura politike e shqiptarëve në Maqedoni, shkruan gazetametro.net.

“Te demokracitë opozita është një organ i sovranitetit të popullit, po aq vital, sa edhe qeveria. Të shtypësh opozitën do tê thotë të shtypësh sovranitetin e popullit. Kaq do të thoja hë për hë për lojën e ndytë politike, disamujorshe, të kryeministrit Zaev. Josh dhe nuk zgjedh! Është vazhdim i planit të nisur(që në kohën e aferës së përgjimeve) për degradim të figurës së politikanit shqiptar, që dorën në zemër aspak s’është e vështire, me çka ka në to. Tani që përballet me humbjen e besimit te elektorati shqiptar, zhvillon përmasat e planit të tij e që është degradim dhe poshtrim i politikberjes shqiptare( dhe jo vetëm) duke i joshur e në të njëjtën kohë duke i edukuar që të kenë kujdes çfar flasin në opinion, ndryshe nuk do e gjejnë veten pjesë të qeverisë. Me të drejtë shqiptarët ndjejnë neveri nga ky poshtrim që atyre iu bëhet nëpermjet perfaqsuesve të tyre të zgjedhur. Plani është i qartë, të shtypet opozita shqiptare dhe bashkë me të sovraniteti dhe integriteti i shqiptarëve në Maqedoni. Jo, nuk kalon. Ka opozitë, jemi ne bashkë me opozitaret e vërtetë-shqiptarët…”, ka përfunduar postimin e tij në rrjetin social Facebook, kreu i ASH-së, Zijadin Sela.

E hëna është dita kur PDSH e Menduh Thaçit, BESA e Afrim Gashit dhe BESA e Bilall Kasamit duhet të përgjigjen rreth ofertës të kryeministrit Zoran Zaev – a hynë në Qeveri ose jo.

Sipas informatave të “Veçer”, Thaçit i është ofruar vendi ministrorë pa portofol. Nëse dakordohet, do ta fitojë vendin e lirë të BDI-së ku ministër ishte Ramiz Merko.

StictyBanner mes postimeve mobil
BESËS të Bilall Kasamit i është ofruar zv.ministër në një resor, e ajo është në ministrinë e transportit dhe lidhjeve.

BESËS së Afrim Gashit një vend ministrorë, jo-zyrtarisht Ministria e Kulturës.

Nëse vetëm me këto rotacione do të përbyllet rikonstruimi i Qeverisë, mbetet të shihet javës që vjen./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë