Loading…

Ziadin Sela jep dorëheqje nga posti i kryetarit

  • 28/12/2016 | 15:52

Ziadin Sela jep dorëheqje nga posti i kryetarit

Lideri i Lëvizjes për Reforma – PDSH dhe kryetar i Strugës Ziadin Sela njoftoi sot se ka vendosur që ta lëshoje vendin e kryetarit të komunës së Strugës pasi që në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit fitoi besimin e qytetarëve për t’u bërë deputet në Kuvendin e Maqedonisë.

Megjithatë, siç deklaroi për televizionin Alsat-M, Sela nuk e përjashton mundësinë që sërish të kandidohet për kryetar komune në zgjedhjet e rregullta vendore që duhet të mbahen në pranverë.

“Askush nuk duhet që të jetë në funksione publike ashtu si kryetari i komunës më shumë se dy mandate, dhe kjo për mua është mandati i parë. A do të jam kandidat…Ne kemi një parti politike e cila do të vendos për këtë. Nëse vlerësojmë se duhet që përsëri të jam kryetar komune, kjo gjë do të bëhet”, deklaroi Sela.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë