Loading…

Zhvillime të reja, rusët rrethojnë Ukrainën: Stacionohen në Bjellorusi për ta pushtuar Kievin

  • 25/02/2022 | 10:38

Zhvillime të reja, rusët rrethojnë Ukrainën: Stacionohen në Bjellorusi për ta pushtuar Kievin

Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës ka thënë se Rusia po përdor aeroportin Gomel në Bjellorusi për të rreshtuar trupat për të sulmuar Kievin për shkak të dëmtimit të aeroportit ushtarak Hostomel pranë kryeqytetit.


Departamenti ushtarak tha në një deklaratë në Facebook se forcat ruse po përparonin gjithashtu në qytet nga disa drejtime ndërsa forcat ukrainase luftonin rreth Mariupolit në jug dhe Kharkivit në veri-lindje të vendit.

“Për të frikësuar popullsinë e Ukrainës, armiku gjithnjë e më shumë po zgjedh të shkatërrojë infrastrukturën dhe banesat civile”, thuhet në deklaratë.

Ndryshe, luftime edhe më të ashpra se dje priten sot në Ukrainë pasi që synim i forcave ruse thuhet të jetë pikërisht kryeqyteti ukrainas, Kievi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë