Loading…
‘Zhduket’ presidenti tash e sa ditë, askush s’e di ku është
  • 17/01/2019 | 09:03

‘Zhduket’ presidenti tash e sa ditë, askush s’e di ku është

Ka disa ditë që presidenti Hashim Thaçi nuk gjendet në Kosovë, por askush nuk e di vendndodhjen e saktë të tij. Jozyrtarisht thuhet se i pari i shtetit po zhvillon takime në Bruksel, por një gjë e tillë nuk konfirmohet nga Zyra e Presidentit. Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se agjenda e kreut të shtetit duhet të jetë publike, në mënyrë që të dihet se çfarë takimesh po zhvillon ai


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tash e disa ditë nuk gjendet në Kosovë, por nuk e ka bërë të ditur vendndodhjen e tij.

Si rrjedhojë, kreu i shtetit nuk mori pjesë në dy takimet e fundit që ekipi negociator dhe krerët e institucioneve zhvilluan për t’u koordinuar rreth negociatave me Serbinë.

Thaçi mungoi edhe në takimin e së hënës, por edhe në mbledhjen e djeshme që u mbajt për të diskutuar rreth procesit të dialogut. Pos këtyre presidenti nuk qe prezent as në përvjetorin e 20-të të masakrës së Reçakut.

Gazeta “Zëri” jozyrtarisht ka mësuar se kreu i shtetit aktualisht gjendet në Bruksel, ndonëse për një gjë të tillë nuk është lëshuar kurrfarë njoftimi zyrtar.

Të kontaktuar, askush nga Presidenca nuk ka dashur të flasë rreth kësaj çështjeje.

Në anën tjetër, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se agjenda e presidentit duhet të jetë publike, në mënyrë që të dihet se ku dhe në çfarë takimesh po shkon kreu i shtetit.

Megjithëkëtë, ata pohojnë se ka takime të atilla për të cilat presidenti mund t’i njoftojë vetëm institucionet e shtetit, pra që vendndodhja e tij të dihet në çdo kohë. Por, të pyetur se pse nuk ka marrë pjesë në takimet e fundit, përfaqësuesit e Qeverisë në ekipin negociator kanë thënë se kjo nuk është çështje që u takon atyre.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë