Loading…

Zhduket një e mitur nga Fushë-Kosova: Familjarët qe 5 ditë nuk dinë asgjë për të

  • 31/03/2019 | 12:40

Zhduket një e mitur nga Fushë-Kosova: Familjarët qe 5 ditë nuk dinë asgjë për të

Një vajzë nga Fushë Kosova, përkatësisht fshati Pomozotin ka dalë nga shtëpia dhe që atëherë nuk dihet asgjë për të, transmeton Gazeta Metro.


Babai i vajzës ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia më 26.03.2019 dhe nuk është kthyer më.

“Me datën 30.03.2019 ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë.

Njësitë policore janë duke e hetuar rastin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë