Ka tetë orë që kryetari i Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve në Maqedoni Aleksandar Çiçakovski nuk është lajmëruar, edhe pse në orën 19:00 parashihej të mbante një konferencë për media.
Kështu kanë thënë anëtarët e këtij komisioni.
Kjo media raporton se si Çiçakovski ishte kthyer në shtëpinë e tij gjatë mesditës duke konfirmuar që do të kthehej në orën 19:00 për konferencë, por që atëherë nuk është paraqitur më.
“Jemi përpjekur ta marrim përmes telefonit, pothuajse të gjithë anëtarët e kemi kërkuar në të dy numrat e tij të telefonit, por ai nuk paraqitet. Ne u përpoqëm ta marrim përmes gruas së tij por ajo na tha se ai nuk ka ka shkuar në shtëpi”, tha për Vecer, njëri prej anëtarëve të KSHZ-së.
Ai shton se që nga ky mëngjes, Çiçakovski sillej çuditshëm, sikur të ishte nën ndonjë kërcënim.
“Ishte e habitshme se në mes të ditës ai shkoi të pushojë, dhe në mëngjes kishte pamje shumë të çuditshme në fytyrën e tij – sikur të frikësoj nga diçka. Ne jemi të frikësuar se dikush e ka kidnapuar që mos të publikojë mandatet, nëse nuk na kontakton do ta paraqesim në polici”, tha ky burim nga KSHZ-ja./gazetametro.net