Loading…

Zhduken dy persona, njëri në Podujevë tjetri në Gjilan

  • 29/12/2016 | 11:30

Zhduken dy persona, njëri në Podujevë tjetri në Gjilan

Policia e Kosovës ka pranuar informacione se tashmë janë të zhdukur dy persona, njëri në qytetin e Podujevës dhe tjetri në Gjilan.

Për rastin e parë Policia ka marrë një raportim nga bashkëshorti i gruas që thuhet se ka dalë nga shtëpia me datë 27 dhjetor dhe nuk është kthyer më.

Për këtë rast thuhet se njësitet policore janë duke kryer hetimet.

Policia njofton po ashtu se në Gjilan është raportuar se ka humbur një djalë, i cili ka probleme psikike. Rastin në Polici e ka lajmëruar vëllau i tij, i cili citohet të ketë thënë se i vëllau është zhdukur nga ora 06:00 e datës 27 të këtij muaji.

Edhe për këtë rast policia është duke zhvilluar hetimet./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë