Dy raste të zhdukjes së dy kosovarëve janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Një rast zhdukje është raportuar prej fshatit Llabjan, ku vëllai ka raportuar se vëllai i tij i cili kishte probleme mendore ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, në lidhje me këtë Policia e Kosovës ka proceduar rastin për hetim, njëjtën kohë ka njoftuar edhe prokurorin e shtetit.
E një nënë nga Fushë Kosova ka informuar në polici se vajza e saje mitur qe disa ditë ka dalë nga shtëpia dhe se asgjë më nuk di për fatin e saj.
“Fsh. Llabjan, Novobërd 01.07.2022 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij, viktima mashkull kosovar me probleme mendore ka dalë nga shtëpia, nuk është kthyer më dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin dhe është njoftuar prokurori”.
“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 30.06.2022 – 12:00 Me datën 01.07.2022 ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga data e cekur vajza e sajë e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj.”/gazetametro.net