Policia e Kosovës ka raportuar sot për zhdukjen e dy grave në Prishtinë, njëra më 20 e tjetra më 22 janar.
Sipas raportit të sotshëm të Policisë së Kosovës, një mashkull, shqiptar i Kosovës, dje kishte raportuar se për arsye të panjohura nga data 22 janar, 23:30, bashkëshortja e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Po ashtu në raportin e sotshëm policor bëhet e ditur se një ankues, mashkull k-shqiptar, dje kishte raportuar se për arsye të panjohura nga 20 janari vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Njësitet policore janë duke hetuar që të dy rastet e lartëcekura. /gazetametro.net.