Policia britanike është vënë në kërkim të dy adoleshentëve shqiptarë, të cilët rezultojnë të zhdukur që në nëntor të vitit të kaluar.Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, për të zbuluar se ku ndodhen, ata kanë shfaqur edhe numrat kontaktues për ndonjë informacion.
Të dy djemtë janë 16 vjeç dhe u zhdukën nga shtëpitë e tyre në Havant menjëherë pas mbërritjes në Britani të Madhe nga Shqipëria.
Ata janë Han Oruci dhe Elton Nikolli, të dy 16 vjeç. Sipas raportimeve në media, ata janë parë për herë të fundit më 6 dhe 11 nëntor.
Elton Nikolli është parë për herë të fundit në Havant më 11 nëntor, i veshur me xhinse të zeza dhe një bluzë të kuqe me kapuç, si dhe xhaketë lëkure gri. Ndërsa shoku i tij Han Oruci u pa për herë të fundit më 6 nëtor. Të dy djemtë besohet të kenë qenë bashkë që nga momenti i zhdukjes së tyre. Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve britanikë nëse i kanë parë dy të rinjtë e zhdukur duke i ftuar të telefonojnë në numrin 44160426178 për Elton Nikollin si edhe në numrin 44160420030 për Han Orucin./Gazetametro.net