Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, do të përurojë përfundimin e punimeve për fazën e parë të projektit të asfaltimit të rrugës Deçan – Kozhnjerë.
Po ashtu, ai do të inaugurojë fillimin e punimeve projektet infrastrukturore në qendër të Deçanit ku do të inaugurohet projekti për asfaltimin e rrugës “Dëshmorët e Deçanit”.
Më pas në rrugën e Dobrunjave do të inaugurohet projekti për asfaltimin e rrugës “Isa & Valdet Kuçi”.
Në fund në fshatin Isniq do të inaugurohet projekti për asfaltimin e rrugëve “Skënder Rexhahmetaj – Ali Musa”. /gazetametro.net