Loading…

Zharku njofton FMN për nevojat buxhetore

  • 16/11/2016 | 15:10

Zharku njofton FMN për nevojat buxhetore

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti në takim një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë, të kryesuar nga shefi i këtij institucioni, Jacques Miniane.

Gjatë këtij takimi u bisedua për ecurinë e zhvillimit të projekteve strategjike të Ministrisë së Infrastrukrurës dhe për nevojat buxhetore të  për realizimin e këtyre projekteve thuhet në njoftimin për media në faqen zyrtate të MI-së.

“Në veçanti u bisedua për punimet që po zhvillohen në ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, për mundësitë e financimit të autostradës së re Prishtinë-Gjilan, projektin e rrugës N9 Prishtinë – Pejë, projektin Gjurgjicë – Klinë, projektin Skënderaj-Drenas, rikonstruktimin e rrugës Prishtinë-Podujevë, si dhe për projekte të tjera infrastrukturore”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu u bisedua edhe për mundësinë e investimit në përmirësimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës hekurudhore dhe për aviacionin civil – shërbimet ajrore të navigimit në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë