Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku sot ka pritur në takim përfaqësuesen speciale të Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Ministri Zharku e njoftoi Apostolovën mbi projektet infrastrukturore që po zhvillohen në vendin tonë, me theks të posaçëm në rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Leshak, për të cilën tanimë janë aprovuar grantet për fazën e parë nga Komisioni Evropian.
Përpos investimeve në infrastrukturën rrugore u bisedua edhe për tregun hekurudhor si pjesë e kërkesave për zbatimin e “masave të buta” në kuadër të Procesit të Berlinit, për të cilat ministri Zharku shprehu bindjen se bordi i ri i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave do të vazhdoj me zbatimin e tyre thuhet në njoftimin në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulutrës.
Gjithashtu ata biseduan edhe për Traktatin e Transportit në mes Unionit Evropian dhe vendeve të Evropës Juglindore, për të cilin ministri Zharku paraqiti perkrahjen për nënshkrimin e tij.
Apostolva e njoftoi Zharkun, se Komsioni Evropian do të përkrah projektet infrastrukutorere në Kosovë dhe çështjet tjera të ndërlidhura me fushëveprimin e ministrisë./gazetametro.net