Loading…

Zgjohet VV’ja nga gjumi, Albin Kurti flet për protesta

  • 26/08/2018 | 19:35

Zgjohet VV’ja nga gjumi, Albin Kurti flet për protesta

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka thënë nëpërmjet një statusi në facebook se Kosova po duan ta bëjnë kurban për integrim evropian të Serbisë dhe për çintegrimin e Thaçit nga Gjykata Speciale.


Kurti ka shkruar se Vucici dëshiron marrëveshje fitimtare për Serbinë, që sipas tij të fitojë bindshëm referendumin për ndryshimet kushtetuese në shtetin e tij, shkruan gazetametro.net.

Lideri i VV’së ka thënë se një marrëveshje ‘fort e keqe’ do të jetë për Kosovën, madje ai ka treguar se Vucicit po i ngutet marrëveshje me Kosovën për tri arsye.

Reagimi i tij ka nënkuptuar që Vetëvendosja nuk do të rri duarkryq, por do të dal dhe do të protestojë ‘kundër marrëveshjeve të dëmshme që do të jenë për Kosovën’.

Ja postimi i plotë i Kurtit:

Kosovën po duan ta bëjnë kurban për integrimin evropian të Serbisë dhe për çintegrimin e Thaçit nga Gjykata Speciale. Vuçiqi do marrëveshje fitimtare për Serbinë, që ta fitojë bindshëm referendumin për ndryshimet kushtetuese atje. E tillë mund të jetë vetëm një marrëveshje fort e keqe për Kosovën.

Por, Vuçiqit edhe po i ngutet, sepse: 1) Thaçi do t’i bëhet i papërdorshëm porsa ta akuzojë Gjykata Speciale; 2) Mogherini mbyll zyren para fushatës për zgjedhjet evropiane të Majit 2019; 3) Marrëveshja duhet bërë gjersa Kosova ende nuk ka ushtri dhe Lëvizja jonë ende s’është qeveria e re.

Çka duhet bërë? Paj, dihet: VETËVENDOSJE!./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë