Loading…

Zgjidhet problemi i jetëgjatësisë së baterisë

  • 06/12/2016 | 18:00

Zgjidhet problemi i jetëgjatësisë së baterisë

Një transistor i ri i dizajnuar nga universiteti i Cambridge-it mund të mundësojë funksionimin e pajisjeve elektronike për muaj me radhë pa pasur nevojë për rimbushje apo bateri.

Për ta bërë më të qartë se si kjo do të jetë e mundur, shkencëtarët e Cambridge kanë përdorur analogjinë e rrjedhjes së ujit. Në rastin konkret, humbja e energjisë nëpër transistorë është një problem me të cilin përballen të gjitha kompanitë që kanë nevojë për bateri.

Sungsik Lee dhe Aronia Nathan nga Departamenti i Inxhinierisë në Cambridge thonë se e kanë gjetur një mënyrë se si ta përdorin këtë energji e cila deri më tash është humbur kot, shkruan revista shkencore ‘Science’.

Duke përdorur diçka që quhet ‘barriera Schottky’, shkencëtarët kanë arritur të mundësojnë punën e transistorëve duke i furnizuar vetëm me energjinë që më parë ka rrjedhur nga bateritë. ‘Nëse do të jemi në gjendje të përdorim këtë teori në një bateri të thjeshtë të tipit AA, energjia rrjedhëse do të zgjaste miliarda vite’, thotë Lee.

Sipas tij, pajisjet tona nuk do të kenë më nevojë të rikarikohen shpesh apo fare nëse kjo teori gjen zbatim në praktikë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë