Loading…

Zgjidhet misteri i “Trekëndëshit të Bermudës” (Foto)

  • 28/02/2017 | 14:19

Zgjidhet misteri i “Trekëndëshit të Bermudës” (Foto)

Shkencëtarët më në fund mund të kenë zbuluar misterin e madh që fshihet pas Trekëndëshit të Bermundës.


Misteri që fshihet pas trekëndëshit Bermuda, një vend ku qindra aeroplanë dhe anije janë zhdukur në rrethana të pashpjeguara, mund të jetë zgjidhur, të paktën kjo është thënë gjatë një emisioni në kanalin Science Channel, përcjellë gazetametro.net.

7347860-bermudskiy_treugolnik_464-1477479863-650-e705752df9-1477669895

Një ekip shkencëtarësh amerikanë nga Universiteti i Kolorados ka analizuar imazhet satelitore të motit të kësaj zone famëkeqe dhe kanë vënë re një seri të reve gjashtëkëndore mbi të. Meteorologët kanë teorizuar këto re të cilat mund të veprojnë si “bomba ajrore”

Besohet se ato janë shkaku kryesor i shpërthimeve vdekjeprurëse të ajrit të cilat lehtë mund të tejkalojnë 170 milje në orë. Këto erëra të forta mund të gjenerojnë valë me më shumë se 14 metra lartësi.

7347960-still-1477479625-650-0474d71995-1477669895

Asnjë anije nuk është në gjendje të mbijetojë një stuhi të tillë dhe asnjë avion nuk është në gjendje të përballoj një erë të tillë. Shpallja e kësaj teorie ka motivuar shumë kërkime të mëtutjeshme. Shkencëtarët nga e gjithë bota janë duke u përpjekur të kuptojnë se cilat janë arsyet e këtyre fenomeneve.

7347910-bermuda-triangle-02-1477571572-650-0e9bd5bc70-1477669895

Le të kujtojmë se Trekëndëshi Bermuda është një zonë e madhe e Oqeanit Atlantik në mes të Floridës, Puerto Rikos dhe Bermudës. Ky rajon është i njohur për dukuritë e saj misterioze./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë