Ajo të martën ka fituar votat e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për t’u vënë në krye të Themelores. Pos Prishtinës, KGJK-ja ka votuar edhe për kryetarë të gjykatave të tjera themelore në Kosovë.
Në Gjykatën Themelore të Pejës është përzgjedhur për kryetar Kreshnik Radoniqi, kurse në atë të Prizrenit Ymer Hoxha, i cili ka qenë kryetar edhe gjatë mandatit të kaluar. Njësoj, edhe në krye të Gjykatës Themelore të Gjakovës është përzgjedhur kryetari që ishte deri tani, Vaton Dërguti, e po ashtu edhe në Ferizaj, Bashkim Hyseni.