Loading…

Zgjerohen hetimet për skandalin seksual në Shqipëri: Thirren për intervistim Hila dhe VIP’at në pamje

  • 01/10/2026 | 12:11

Zgjerohen hetimet për skandalin seksual në Shqipëri: Thirren për intervistim Hila dhe VIP’at në pamje

Policia e Tiranës zgjeron hetimet lidhur me skandalin e publikimit të disa videove me përmbajtje intime.


Hetuesit do të marrin në pyetje Adrian (Adi) Hilën, i cili është kontaktuar dhe thirrur nga policia dhe pritet që gjatë ditës së sotme të paraqitet për të dhënë deklarime.

Gjithashtu policia ka thirrur për të dhënë deklarime dhe personat e tjerë që shfaqen në video tashmë të identifikuar, por disa mund të pyeten në një moment të dytë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Hetimet e policisë janë thelluar pas konstatimit të faktit kur në video Adrian Hila i shprehet dikujt në pamje që sheh kamerën, duke i thënë se është alarm dhe jo kamera.

Skandal seksual në Shqipëri: Dyshohet se përfshin 17 emra të njohur, pretendohet se kompozitori Hila i filmoi pa dijeni

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë