zgjedhjet e parakoshshme janë opcion real. Bilsim Zogaj PDK
Ka kritika edhe nga PDK-së në drejtim të qeverisë Mustafa. Eshtë deputeti i kësaj partie, Bislim Zogaj, i cili ka thënë se ekzekutivi nuk e ka kryer rolin të cilin e ka pasur. Ai vlerëson se në dy vitet e fundit, vendi ka qenë në një bllokadë totale dhe zgjedhjet e parakoshshme janë opcion real.
Deputeti Zogaj e ka bërë përgjegjëse edhe opozitën për ngecjet në dy vitet e fundit. Ai ka paralajmëruar se nëse qeveria nuk ndryshon qasjen e veprimit, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.
Ndërsa si anëtar i Komisionit për Integrimeve Evropiane, Zogaj ka thënë se ende nuk janë humbur afatet qe liberalizimi i vizave të ndodhë në fundvit. Megjithatë ka thënë se pa ratifikim të demarkacionit nuk mund të ecët përpara.