Zgjedhjet ku do të zgjidhen strukturat e reja të PDK’së, mund të mbahet më 2 mars. Kjo datë është propozim i Kryesisë së tanishme të PDK’së, e që pritet të votohet.
Këtë e ka thënë ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, i cili ka sqaruar se ende po diskutohet për këtë në mbledhjen që po mbanë PDK’ja.
“Zgjedhjet në PDK mund të mbahen me 2 mars, ky është propozimi i Kryesisë”, ka thënë Hoxhaj.
Ndërkaq, Enver Hoxhaj ka komentuar edhe zërat brenda PDK’së për largim nga koalicioni me LDK’në.
“Ne jemi PDK, dhe në demokraci, pluralizmi i pikëpamjeve e ideve, e përmirëson politikbërjen. Pikëpamjet mund të jenë individuale. Unë si anëtar, i respektoj vendimet që i merr Këshilli Drejtues, përderisa nuk ka vendim nga Këshilli Drejtues, ne duhet t’i vazhdojmë obligimet e koalicionit”, ka shtuar Hoxhaj.
Ndryshe, PDK’ja ende po vazhdon mbajtjen e mbledhjes, ku po diskutohet data e mbajtjes së Konventës ku do të zgjedhen strukturat e reja të PDK’së./gazetametro.net