Loading…

Zgjedhjet në PDK: Gjendja, kandidatët dhe elektorati

  • Nga

  • VALON A. SYLA

  • 24/06/2021 | 16:30

Zgjedhjet në PDK: Gjendja, kandidatët dhe elektorati

A po dëshirohet një lidership që ngreh vota, apo stabilitet, apo thjeshtë kapje e partisë nga grupe në depresion dhe panikë. Një vështrim mbi fillimin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).


Shkruan: Valon A. Syla

Zgjedhjet lokale po afrohen dhe askush në PDK nuk dëshiron të futet në këtë proces pa e pasur mandatin e plotë dhe të qartë si Kryetar i Partisë, sepse me këtë i vjen edhe përgjegjësia e rëndë nga rezultati i zgjedhjeve lokale. Ka plot në PDK që i prisnin zgjedhjet lokale për ta fajësuar Kryesinë dhe Ushtruesin e detyrës të Kryetarit, e pastaj të fillojnë me zgjedhjet e brendshme, për ta marrë partinë me akuza për rezultate të dobëta, por në fund të gjithë ‘vendimmarrësit me influencë në PDK’ vendosën të ripërtrijnë forcat e tyre me zgjedhje, dikush me qejf dikush pa qejf, të futen më mirë të organizuar me qëllim që zgjedhjet lokale dhe rezultati, mos të jetë faktor akuze që do ta dëmtonte dhe përçante partinë.

Por çka është rezultat i mirë dhe i dobët për PDK. Humbja apo mos fitorja e Ferizajit, Prizrenit, Mitrovicës, sepse dy komunat e Drenicës dihen, po ashtu fitore në Shtime, Dragash, Klinë dhe rezultat të mirë në Prishtinë, Rahovec, Suharekë, Gjilan dhe ringjallje në Pejë, Anamoravë e tjerë. Cili është Kryetari që e arrinë këtë rezultat. Apo cili është kombinacioni i forcave që pajtohen e që mund ta arrijnë këtë rezultat është çështja dhe arsyeja e tashme për zgjedhje?

1. Gjendja momentale në PDK

PDK është në hall të konsumit të njerëzve të saj. Kjo erdhi si pasojë e pushtetit të gjatë me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin për 20 vite pushtet lokal e nacional në faza të ndryshme. Poashtu destabiliteti politik, dhe zgjedhjet e shpeshta i konsumuan shumë kandidatë duke i bërë bajat parakohe, por këta kandidatë ende kanë influencë dhe vota pas vetes. Në anën tjetër, situata ka probleme teknike, sikur në një komunë ku Kryesia është e respektuar nga komuniteti ku vepron, por është totalisht e paaftë të përballet me teknologjinë e re të komunikimit, ngritjen e fondeve, delegimin e kuadrove, kërkimin dhe përpilimin e projekteve me nevojë e tjerë, që nevojiten të fuqizohen nga njerëz që i dinë dhe bëjnë. Ose, në Prishtinë, e disa vende të tjera ku stafi teknik i partisë është i mirë, por natyra e PDK’së, gjeografia nuk i lë për shumë arsye të fitojnë komuna, por kjo nuk i largon nga logjika politike. Dhe me këtë gjendje, pa e marrë përgjegjësinë askush për këtë, PDK po dëshiron me zgjedhje t’i shëroj, diku edhe shpëlaj gabimet, vetëm për të gjetur energjinë e duhur për ti arritur qëllimet në zgjedhje lokale.

2. Kandidatët dhe gara në PDK

Gara mbetet midis Enver Hoxhajt dhe Memli Krasniqit si garues kryesor deri tash, e që Vlora Çitaku ende nuk dihet se a do ta marrë vendimin t’i futet garës vetë për Kryetare. Por te dy taboret janë të gatshëm që Vlora Çitakun më së paku ta bëjnë nënkryetare të parë. Kështu është situata momentale pak a shumë. Të gjithë këta kandidatë ishin dhe janë bashkëpunëtorë të afërt e disa më shumë të afërt të Hasim Thaçit, Kadri Veselit dhe bartin përvojat e tyre të politikës brenda dhe jashtë vendit. Por cili prej tyre do ta gjej formulën dhe do ti bart përvojat e liderëve themelues në aspektin e stabilitetit dhe aspektin financiar të partisë mbetet të shihet ditëve në vijim, qysh radhiten forcat brenda PDK.

3. Çka mendon PDK dhe çka elektorati

Problemi me strukturat e çdo partie në Kosovë, por edhe PDK është që në zgjedhjet e brendshme votojnë vetëm konjukturat e partisë, të cilat shpeshherë e kanë veç një gajle – qysh me e rujtë grupin, apo kllapën e vet. Po, edhe kjo është me rëndësi por nuk është kryesorja. PDK më shumë se kurrë duhet të mendoj se cilët kandidat ngrehin vota më shumë nga jashtë… dhe për lojëra politike, kapje, çkapje mos ta sjellë partinë në një depresion të ri. Ata që votojnë brenda PDK, le ta kenë në mend këtë fakt para kllapave, se nëse grupi, ekipi qysh do që quhet që mbetet fitimtar nuk e ka efektin elektoral të jashtëm përveç atij të PDK, rrezikon seriozisht me të ardhmen e vet politike dhe partiake.

4. Ftesa për aleatët e ri dhe të vjetër

Njerëz të ri, aleatë të ri, po se po, pritet ti bashkohen PDK me secilin variant të kandidaturave. Por nevoja është t’i ngërthejnë edhe aleatët e vjetër, partitë e tjera që kanë mbetur nën prag, që ishin pjesë e elektoratit të PDK. Këtu mbetet çelësi për rishtrirje në disa regjione, dhe kandidatët e dy taboreve janë duke e menduar mirë këtë. Familjet e Mëdha të politikës si Jashari e Demaçi, e Hoti poashtu duhet ta rigjejnë vetën në partinë që i takon më së afërti dhe me këtë ende zgjedhjet në PDK nuk e kanë marrë formën finale në PDK sepse po zhvillohen fushatat, dhe kjo formë nuk do të merret në fund as menjëherë as pas zgjedhjeve sepse, emra të ri, e forca të reja pritet ti bashkohen. Tashmë zarët janë hedhur për Kryetarin e Ri. T’i shikojmë organizimet dhe ta përcjellim fushatën. Sepse, kjo fushatë nuk është vetëm e PDK’së por e të gjithë opozitës kosovare, qe e pret me shpresë. Andaj edhe mos t’i lihet krejt zara konjukturave që s’i kanë pas vetës as një grusht vota ta vendosin fatin e Kosovës, për disa vite.

Më të fundit
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë