Loading…

Zgjedhjet në LDK, Mustafa: S’po mendoj as për veti, as për Lutën, as për Vjosën

  • 20/03/2019 | 17:10

Zgjedhjet në LDK, Mustafa: S’po mendoj as për veti, as për Lutën, as për Vjosën

Kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk e mohoi e as nuk e pohoi nëse të jetë kandidat për kryetar të partisë, transmeton Gazeta Metro.


Mustafa në konferencën për media ka thënë momentalisht LDK nuk është duke menduar për emrat e kandidatëve.

“Në këtë fazë thash që jemi në fazën e zgjedhjeve në nëndegë dhe degë. Askush prej neve nuk po mendon as për Vjosën as për Lutën.

Koha kur ne të mendojmë për kandidatët atëherë do të ulemi. Ajo që mund të them është se LDK-ja është unike dhe do ta ruaj kursin e vetë që e ka pasur deri me tani.

Ambicie ka çdo njëri, por ambiciet janë çështje legjitime”, ka thënë ai.

I pyetur sërish se a do të kandidojë për kryetar të LDK-së. Mustafa me buzëqeshje ka thënë se “kur të mbërrijmë te ura”.

“Kur të mbërrijmë të ura ju tregoj se a do të kandidojë unë për kryetar të LDK’së. Kryetari i LDK’së do të zgjidhet në bazë të statusit. Ka me marr përkrahje nga gjysma e Kuvendit dhe në momentin që e merr përkrahjen, hyn në votim të fshehtë.

Ajo është bazë e zgjedhjeve. Aty do të marrin pjesë gra e burra. Askush s’mundet me ja ndalu askujt e as që synojmë të bëjmë një gjë të tillë”, ka thënë tutje Mustafa./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë