Vlerësime për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunën e Drenasit ka dhënë sot edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Për ambasadorin, i cili sot vizitoi komunën e Gjilanit, është e rëndësishme që qytetarët të ndihen fuqiplotë në cilat do zgjedhje në Kosovë.
“Sepse shprehja e pikëpamjeve politike, është themel i demokracisë”, ka thënë O’ Connell.
Duke u lidhur me ngjarjen që merrte pjesë në Gjilan, por edhe me zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas, ambasadori O`Connell tha se asamblenë e fëmijëve e ka inkurajuar që të kërkojë më shumë prej politikanëve, sepse askush tjetër nuk do ta ndryshojë botën për fëmijët, nëse fëmijët vetë nuk i bëjnë ndryshimet që dëshirojnë./gazetametro.net