Nuk është vetëm çështja e zgjedhjes së Presidentit problemi kryesor! Aktualisht, qeverisja e LVV-së është problem edhe më i madh.
LVV kanë fituar zgjedhjet, edhe pse me qindra milionë euro të tatimpaguesve që janë përdorur me ble vota, ata po dështojnë me tregu maturi dhe pjekuri me qeverisë dhe drejtu Kosovën.
Pra, qeverisja aktuale e LVV-së është problem edhe më i madh dhe më strukturor sesa zgjedhja e Presidentit.
LVV, të gjithë kemi qenë dëshmitarë, se sa ditët e fundit ka punuar me instalu partiakët dhe njerëzit e tyre në institucione, agjenci e borde të pavarura.
Pra, kapja e shtetit, kapja kogja thellë dhe gjerë, ka qenë një problem shumë i madh ku të gjithë kemi qenë dëshmitar periudhën e fundit.
E kur kapen institucionet e drejtohet shteti me ushtrues detyre, pra jo njerëz profesionistë të zgjedhur me konkurs dhe garë, po me njerëz partiak e politik… atëherë edhe shteti, demokracia, lëndohet.
Gjithashtu kemi parë sesi në momentet më dramatike gjatë rritjes dhe krizës së çmimit të naftës kjo qeveri dhe LVV nuk e kanë lëvizur as gishtin me i ndihmu njerëzve, e lëre më me ndërmarrë masa më komplekse që me parandalu inflacionin në treg dhe ekonomi.
Ndërkohë, qytetarët nga ky ‘sabotim’ po varfërohen sistematikisht.
Edhe gjatë krizës së energjisë vitin e kaluar kemi pasur një situatë ku LVV dhe qeveria nuk ka bërë çfarë duhet me parandalu inflacionin dhe dëmin në ekonomi dhe treg.
Gjatë qeverisjes së LVV kemi pasur inflacion dhe rritje kronike të çmimeve ku janë varfëruar dramatikisht qytetarët dhe familjet.
Fatkeqësisht, inflacioni është përdorur si mjet për me ‘rritë’ buxhetin publik… e pastaj me ato para shtesë që janë marrë nga xhepat e qytetarëve, janë përdorur në kohë zgjedhjesh me nda ‘bonuse’ nga 100 euro që me ndiku në votim!
Mos të flasim për dëmet që i janë bërë Kosovës vitet e fundit me BE, ku kemi pasur sanksione dhe aplikimi në BE me vite nuk është marrë parasysh. Pastaj, gjithashtu, pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA…
….
Ka shumë gjëra që LVV i ka bërë mbrapsht dhe keq e shumë momente, sidomos me ekonomi dhe energji, që nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme me parandalu rritjen e varfërisë dhe rritjes së çmimeve.
Pra, qeverisja nga LVV, përkundër faktit që kanë vota të shumta, është kthyer në një problem shumë të madh dhe strukturor.
Kosova nuk mundet me vazhdu kështu pa e ndryshuar drejtimin, sidomos të ekonomisë.
Por gjithashtu kemi edhe situatë të demokracisë dhe kapjes së shtetit. Një klimë armiqësore ndaj mediave dhe bizneseve, si dhe polarizimi shoqëror, janë dëme shtesë që ka sjellë LVV-ja.
Prandaj, qeveria e LVV-së më shumë i ka sjellë dëme sesa hajr Kosovës. Ndërsa LVV ka shkelur me dy këmbët në të gjitha premtimet dhe kauzat që i ka prezantuar derisa kanë qenë në opozitë më herët.
Pra, nga kapja e shtetit, tenderët pa konkurse publike të negociuara që stimulojnë korrupsionin, keqmenaxhimi i ekonomisë dhe energjisë, rritja e varfërisë e migrimi… të gjitha këto janë një historik kronik i tmerrshëm gjatë qeverisjes nga LVV.
Ndoshta dëmi shtesë i parikuperueshëm është disa miliarda vetëm nga inflacioni gjatë viteve të fundit. Mos të flasim për rritjen e importit në mallra dhe deficitin që ka arritur në 7 miliardë në vit, e deficiti në mallra gjatë qeverisjes së LVV-së me siguri ka arritur 25 miliardë, pra para që kanë dalë pa kthim nga ekonomia jonë.
…..
Kështu që, sfida e Presidentit nuk është problemi më i madh i Kosovës. Qeverisja e LVV-së është.
Kështu që, ndoshta edhe kjo ‘krizë’ me President dhe zgjedhjet e reja janë edhe një hajr për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Kjo për shkak se ato munden, definitivisht, me sjellë risi dhe freski në ekuilibrin politik në Kosovë dhe të sjellin ndryshim në drejtim ekonomik dhe politik në vend.
Me shumë gjasë, pa ndodhur ky ndryshim, as Kosova nuk do të bëhet rehat!