Loading…

Zgjedhjet 2019: Kjo është thirrja e misioneve të shteteve të BE’së në Kosovë

  • 24/09/2019 | 10:49

Zgjedhjet 2019: Kjo është thirrja e misioneve të shteteve të BE’së në Kosovë

Kryesuesit e Misioneve të BE-së në Kosovë përmes një komunikate për media kanë bërë thirrje për një proces zgjedhor të qetë dhe transparent në zgjedhjet e 6 tetorit, transmeton Gazeta Metro.

Komunikata e plotë:

Pas ftesës së Presidentit Hashim Thaçi, një Mision i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (EOM) erdhi për t’i vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019. Zgjedhjet janë një prej komponentëve themelorë të demokracisë. Ato janë një mundësi për popullin e Kosovës për ta ushtruar të drejtën e tyre demokratike për të votuar dhe zgjedhur udhëheqësit e vet.

BE-ja bën thirrje që procesi zgjedhor të mbahet në mënyrë të qetë, transparente dhe gjithëpërfshirëse, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe sundimin e së drejtës. Të gjitha partitë politike dhe udhëheqësit e tyre duhet të sigurojnë fushatë respektuese të përqendruar në programe konkrete në interes të popullit të Kosovës.

Forcimi i procesit zgjedhor është pjesë thelbësore e ciklit zgjedhor dhe me rëndësi të madhe në Kosovë. BE-ja dhe OSBE-ja bashkërisht e kanë mbështetur themelimin e një Komisioni ad hoc të Kuvendit dhe të një Grupi Këshillëdhënës për këtë çështje. I ftojmë të gjitha palët t’i marrin me seriozitet përpjekjet e Komisionit dhe ta përshpejtojnë punën pas zgjedhjeve për t’i zbatuar rekomandimet e EU EOM./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë