Loading…

Zgjedhje të parakohshme më së largu në qershor

  • Nga

  • 09/03/2017 | 20:37

Zgjedhje të parakohshme më së largu në qershor

Demarkacioni, e edhe projektligji për bërjen e FSK’së ushtri, janë dy çështje të cilat do të përdoren për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. 


Burime brenda partisë më të madhe në vend, PDK’së, kanë thënë për gazetametro.net, se do të ketë zgjedhje të parakohshme gjatë këtij viti, dhe një pjesë e partisë po insiston që ato të mbahen sa më shpejt, më së largu në qershor. Në PDK tanimë, thuhet se përgatitjet për zgjedhje veçse kanë filluar.

Megjithatë, sipas të njëjtit burim, për këtë ende nuk ka folur kryetari i partisë, Kadri Veseli, edhe pse ai vet ka filluar të dal në terren dhe të bëj spote, që mund të konsiderohen parapërgatitje për fushatë elektorale.

Ky burim po ashtu thotë se nëse zgjedhjet nuk do të mbahen këtë qershor, ato do të mbahen në të njëjtën kohë me zgjedhjet lokale.

Nga koalicioni qeverisës LDK është ajo që nuk nuk po dëshiron të ketë zgjedhje të parakohshme. Kjo parti po insiston që të respektohet kalendari i rregullt zgjedhor.

Sipas analistit Imer Mushkolaj, tani është koha më se e nevojshme që vendi të shkojë në zgjedhje dhe se gjasat janë si asnjëherë më shumë.

“Partnerët e koalicionit qeveritar madje as nuk po komunikojnë si duhet, lëre më të marrin vendime të rëndësishme për vendin. Çdo ditë më tepër në pushtet i këtij koalicioni vetëm sa e dëmton vendin dhe nuk e ndihmon”, ka thënë Mushkolaj për gazetametro.net.

Ndërsa publicisti, Xhemal Ahmeti ka thënë për Gazetën Metro, se kriza brenda LDK’së reflektohet në kualitetin dhe kompaktësinë e koalicionit, dhe kjo sips tij shkakton dëme si në qeverisje brenda ashtu edhe në politikat e vendit me faktorët ndërkombëtarë.

“E vetmja alternativë, me apo pa zgjedhje, për problemet aktuale mbetet një tryezë urgjente gjithëpërfshirëse për të dalë nga kjo pozitë pa rrugdalje në të cilën gjendet vendi. Përndryshe atë ditë që njëri nga partnerët e koalicionit të kërkojë zgjedhje të reja ato do caktohen”, ka thënë Ahmeti.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po ashtu ka shprehur gatishmërinë teknike, për t’i organizuar ato, kurdo që partitë marrin vendim përë këtë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë