Loading…

Zëvendësministri paralajmëron largim nga puna të mësimdhënësve që kanë përformancë të dobët

  • 24/05/2021 | 21:16

Zëvendësministri paralajmëron largim nga puna të mësimdhënësve që kanë përformancë të dobët

Zëvendësministri i Arsimit Dukagjin Pupovci ka thënë se testimin mësimdhënësve e kishte përmendur ministri Arsim Bajrami në vitin 2006 e jo qeveria Kurti.


“Pas reagimeve të SBASHK-ut Bajrami më nuk e kishte përmendur atë gjë”, deklaroi Pupovci në RTV Dukagjini.

Ai thotë se kjo qeveri parashikon vlerësimin e mësimdhënësve e jo testimin, e që sipas tij është edhe në udhëzimin administrativ.

“Vlerësimin e mësimdhënësve do ta bëjë Inspektorati. Inspektorati mbledh portfolion e mësimdhënësve, i shkon në orë arsimtarit, e gjëra tjera që janë pjesë e sistemit të poentimit të mësimdhënësve. Në fund ky vlerësim e nxjerr mësimdhënësin në njërin nga tri nivelet. Ose i plotëson kriteret në një shkallë më të lartë, ose i plotëson në një shkallë minimale, ose nuk i plotëson kriteret fare”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Pupovci thotë se për shkak të përformancës së dobët mësimdhënësit mund të largohen nga puna.

“Për shkak të përformancës së dobët, jo vetëm mësimdhënësit por çdo punëtorë në Kosovë mund të largohet. Aty parashihet një periudhë njëvjeçare për mësimdhënësit që ka dalë dobët në vlerësim që të përmirësohet, dhe në rast se nuk përmirësohet ai mësimdhënës e humb licencën e punës”, deklaroi ndër të tjera Dukagjin Pupovci.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë