Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Ambientit nga Lëvizja Vetëvendosje, Avni Zogiani, është përfshirë në një diskutim në rrjetin social Facebook, lidhur me koronavirusin në Malishevë.
Ai përgjegjësinë për gjendjen në Malishevë ia ka lënë shtabeve lokale të komunës dhe jo qeverisë. Sipas tij, duhet të aktivizohen strukturat lokale dhe të del në terren inspektorati i komunë së Malishevës, jo ai i Qeverisë, transmeton Insajderi.
“Qeveria varet prej shtabeve lokale për të implementuar politikat në luftën anti-COVID… Shumë ka rëndësi me u aktivizu strukturat lokale… Në anën tjetër kur injorohen këto politika, ka pasoja fatale. Për shembull, ka informacion që që fshatra të Malishevës qëndrojnë të hapur kafenetë, kjo është punë pothuajse ekskluzive e inspektoratit lokal… Në fund të fundit qeveria e ka të pamundur të kontrollojë secilën lagje, prandaj jane qeveritë lokale”, ka shkruar Zogiani.