Loading…

Zëvendësministri i FSK’së: Vucic, ushtria serbe humbi 4 luftëra |FOTO

  • 10/11/2018 | 13:04

Zëvendësministri i FSK’së: Vucic, ushtria serbe humbi 4 luftëra |FOTO

Zëvendësministri në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, është shprehur se presidenti serb, Aleksandar Vucic, është kërcënim për tërë rajonin.


Ramadani ka shkruar se Vucic kërcënoi rajonin me ushtrinë e cila sipas tij humbi katër lufta  dhe e njëjta ushtri sipas tij, ka për doktrinë gjenocidin, spastrimin etnik, dhunimet dhe shkatërrimet, transmeton gazetametro.net.|FOT

‘Vuçiqi u lavdërua sot me Ushtrinë e Serbisë dhe kërcënoi tërë rajonin. Por, një gjë duket se e ka harruar: po ajo Ushtri humbi katër lufta në 30 vjetët e fundit. Për më keq, doktrina e saj ishte gjenocid, spastrim etnik, dhunime, shkatërrim. Në fund, u shkatërrua vet si mos më keq,’ ka shkruar Ramadani.

Ai shton se kërcënimet e tilla janë të papranueshme dhe duhet të shihen si tentativë për të ringjallur Millosheviqin, të cilit Vucic siç thotë ai,  i pat thurë lavde pak javë më parë.

‘Megjithatë, kërcënimi i tij se ushtria e Serbisë është më e madhja, nuk reflekton realisht me aeroplanë luftarakë rus,  llojin e të cilëve Shqipëria po e shndërron në muze.

E ardhmja e Ballkanit është në NATO, me doktrina profesionale, moderne dhe bashkëpunuese.

Kosova, jam thellësisht i bindur, do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s’, ka përfunduar ai./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë