Loading…

Zëvendësi i Mustafës: Në shkurt e formojmë njëanshëm Asociacionin

  • 02/01/2017 | 14:36

Zëvendësi i Mustafës: Në shkurt e formojmë njëanshëm Asociacionin

Zëvëndëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanovic ka deklaruar se serbët bashkarisht do të vendosin për atë se a do të fillojë procesi i formimit të Asocioacionit të komunave serbe (AKS) për “Sretenje” (më 15 shkurt), duke theksuar se në vitin 2017 do të vazhdojë procesi i komplikuar politik në Kosovë.


Vendimin se a do të fillojë procesi i formimit të Asociacionit për “Sretenje” do të marrim bashkarisht, siç kemi marrë vendimet deri më tani dhe i dërgojë mesazhin të gjithëve të cilët duhet të kryejnë pjesën e vet të punës në Prishtinë dhe në bashkësi ndërkombëtare, që durimit të serbëve i ka ardhur fundi, transmeton gazetametro.net.

“Nëse nuk do të ketë lëvizje konkrete gjatë kësaj kohe deri në atë datë, mos të çuditet dikush kur të marrim vendimin për fillimin e procesit të formimit të AKS’së dhe atëhere të mos kërkohet arsyetimi te ne që ne kemi krijuar problem”, ka theksuar Stojanovic.

Duke marrë pjesë në programin e Radio kontakt plus të Mitrovicës, ai ka theksuar se serbët nuk dëshirojnë që në këtë mënyrë të zgjidhin problemin, të cilin dikush tjetër nuk dëshiron ta zgjidh, dhe se problemi quhet – kushtet e këqija në të cilat jetojnë serbët, gjendja e keqe kur është në pyetje zhvendosja e serbëve nga Kosova.

“Ne kemi nevojë për AKS’në në mënyrë që t’i zgjidhim këto probleme”, ka thënë Stojanovic dhe ka shtuar se në Kosovë do të vazhdojë procesi i komplikua politik në 2017’ën, se do të vijë deri të vlimi i shtuar politikë kur të fillon punën Gjykata Speciale dhe kur bëhet e sigurt që detyrimisht do të krijohet AKS’ja.

Ai ka thënë se serbët nuk do të qëndrojnë duarkryqë dhe se nuk do të presin në pakufi që dikush t’a kryej punën e vet.

Ai shtoi se ka shqiptarët duhet të mirren me atë për çka janë marrë vesh, të zbatojnë marrëveshjen në të cilën shkruan qartë se duhet të formohet AKS’ja, në të cilën figurojnë afatete të cilët moti kanë kaluar dhe duhet të kryhen lëvizjet konkrete. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë