Loading…

Zv.presidenti amerikan në Seul: Raketa e këtij mëngjesi, një provokim i Kim Jong

  • 16/04/2017 | 12:37

Zv.presidenti amerikan në Seul: Raketa e këtij mëngjesi, një provokim i Kim Jong

Zëvëndëspresidenti amerikan ka mbërritur në Korenë e Jugut, pak pasi Koreja e Veriut lëshoi nnë raketë që shpërtheu në ajër, shkruan “The Independent”.


Pas uljes në Seul, për një turne 10-ditor në Azi, Mike Pence ka quajtur testin e dështuar një “provokim”.

Numri dy i Amerikës arriti në rajon një ditë pasi Koreja e Veriut organizoi një parakalim me raketa dhe pajisje ushtarake, duke paralajmëruar Amerikën për kapacitetet e saj bërthamore.

“Provokimi i këtij mëngjesi është thjesht alarmi i fundit për rreziqet që secili prej jush përballet çdo ditë, nëëmbrojtjn e  lirisë së popullit të Koresë së Jugut dhe mbrojtjen e Amerikës në këtë pjesë të botës,” u tha ai trupave në një bazë ushtarake në Seul.

Pas paradës ushtarake të Koresë së Veriut, SHBA-ja është përgjigjur me një stërvitje masive ushtarake, shumë pranë brigjeve të saj.

Forcat e Koresë së Jugut dhe Marina amerikane kanë nisur ushtrimet për të testuar raketat dhe mjetet e tjera ushtarake.

Mëngjesin e sotëm janë filmuar shpërthime masive dhe bomba te fuqishme  nga të dyja ushtritë.

“The Telegraph” raporton se ky është paralajmërim i drejtpërdrejt për Korenë e Veriut, duke theksuar tensionet e fundit mes shtetit diktatorial dhe SHBA-së.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë