Loading…

Zero luftë kundër korrupsionit

  • 02/01/2017 | 11:31

Zero luftë kundër korrupsionit

Për fenomenin që kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e konsideron si “perceptim”, ndërsa zyrtarët ndërkombëtarë si “realitet”, nuk kaloi pothuajse asnjë ditë e vitit 2016 pa folur së paku dikush.


Por “perceptimi” për korrupsionin i la kosovarët të izoluar nga Evropa; është njëri nga kushtet e paplotësuara për liberalizim të vizave, shkruan Koha Ditore.

Sidoqoftë, hiq deklarimet shumëvjeçare për “zero tolerancë ndaj korrupsionit”, që u përsëritën me dhjetëra herë nga qeveritarët edhe gjatë vitit 2016, lufta kundër korrupsionit nuk ka dhënë rezultate deri më tash.

Përveç nëse si rezultate të rëndësishme nuk merren arrestimet spektakolare për hajni të vogla – si ato të 59 policëve për ryshfet – që rëndom humben si raste pas zvarritjes shumëvjeçare nëpër gjykata. Andaj dhe vlerësimi që mund t’u jepet përpjekjeve të Qeverisë në këtë fushë nuk mund të jetë shumë më i madh se zero!

Sigurisht, luftimi i korrupsionit ishte temë e vazhdueshme e diskutimit nga Qeveria. Por jo pse dëshmuan vullnet për ta luftuar, por për shkak të karakterit kushtëzues të cilin ia kanë caktuar të tjerët për Kosovën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë