Loading…

Zëri i shpresës: Pllana kujton se si e dha lajmin për intervenimin e NATO’s

  • 24/03/2019 | 22:05

Zëri i shpresës: Pllana kujton se si e dha lajmin për intervenimin e NATO’s

Nusret Pllana, ish prezantuesi i lajmeve në “Radio Kosova e Lirë” kujton se si e kishte kumtuar lajmin për intervenimin e NATO’s.


Zëri i tij është ende në mendjen e shqiptarëve. Veçanërisht kur e dha një lajm.

Nusret Pllana ishte ndër të parët prezantues të lajmeve që dha informacionin që Forcat Verialtlantike kishin bombarduar caqet e ushtrisë serbe.

Zëri drithërues i Radio Kosovës së Lirë, e kujton atë ditë.

Në ethe e emocion tregon se si ishin përgatitur lajmet dhe edicioni i asaj dite, në bodrumin e një shtëpie në malet e Berishës

Nusreti e kolegët e tjerë të tij, fal bombardimeve të NATO-së arritën që më pas valët e radios t’i shpërndanin edhe jashtë kufijve të Kosovës.

Në këtë 20 vjetor, Pllana është duke përgatitur tre filma dokumentar për të rënët për liri.

Gazetari i luftës, kishte dhënë lajmet nën uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë