Loading…

Zeneli i pafat, sërish këput ligamentet e gjurit – lëndimi i njëjtë e la 1 vit jashtë futbollit

  • 31/07/2021 | 18:45

Zeneli i pafat, sërish këput ligamentet e gjurit – lëndimi i njëjtë e la 1 vit jashtë futbollit

Mesfushori i Reims në Francë, njëkohësisht mesfushori i kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli nuk po gjen qetësi nga lëndimet, shkruan Gazeta Metro.


Sërish, Zeneli ka pësuar një lëndim në gju dhe pas ekzaminimeve mjekësore është kontatuar se ka këputur ligamentet e gjurit.

Një lëndim si ky në vitin 2019, mesfushorit kosovar i kishte kushtuar gati një vit jashtë fushave të gjelbra.

Zeneli ishte lojtari më në formë i Kosovës për një kohë të gjatë, por pas lëndimit ai nuk arriti të kapë formën e tij të dikurshme, ndërsa tani ai ka lënduar përsëri gjurin. /gazetametro.net 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë