Loading…

Zendaya dhe Tom Holland mbajnë festë private për martesën, shpenzuan gjysmë milion euro

  • 07/08/2026 | 09:14

Zendaya dhe Tom Holland mbajnë festë private për martesën, shpenzuan gjysmë milion euro

Zendaya dhe Tom Holland raportohet se kanë organizuar një festë private për martesën e tyre në një hotel luksoz në Surrey të Anglisë, me një kosto të vlerësuar rreth 500 mijë funte.


Çifti kishte rezervuar të gjithë kompleksin Beaverbrook për të siguruar privatësi maksimale për familjarët dhe miqtë e afërt. Mysafirët dhe stafi u udhëzuan të mos përdornin telefona, në mënyrë që momentet nga ceremonia të mos publikoheshin.

Aktori britanik kishte konfirmuar më herët se ai dhe Zendaya ishin martuar gjatë këtij viti në një ceremoni intime, ndërsa festa e organizuar së fundmi ishte një mundësi për të festuar me rrethin e tyre të ngushtë.

Beaverbrook, një resort luksoz në zonën Surrey Hills, njihet për historinë dhe standardet e larta të shërbimit, ndërsa më parë ka qenë pronë e figurës së njohur mediatike Lord Beaverbrook.

Tom Holland konfirmoi martesën edhe në një intervistë për “Esquire UK”, duke iu referuar fotografive të rreme të krijuara me inteligjencë artificiale që pretendonin të tregonin ceremoninë.

“Jo, sepse të gjithë ishin aty… Kaq kam për të thënë”, deklaroi ai.

Edhe stilisti i Zendayas, Law Roach, kishte lënë të kuptohej më herët se martesa e çiftit kishte ndodhur tashmë, por dy aktorët kishin zgjedhur ta mbanin larg vëmendjes publike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë