Loading…

Zemërim për trajtimin mizor të tigrit në kopshtin zoologjik në Kinë

  • 06/05/2026 | 17:08

Zemërim për trajtimin mizor të tigrit në kopshtin zoologjik në Kinë

Pamjet që dolën në rrjet shafqin një tigër shumë të dobët që mezi ecte në ambientin e tij në kopshtin zoologjiik. Brinjët dhe kockat e ijeve duken qartë nën lëkurën e tigrit në  kopshtin zoologjik në Chuandong të provincës Longchang në Kinë.


Vizitorët e pranishëm mbetën të shokuar, duke filmuar momentin kur tigri lëvizte me vështirësi, duke tërhequr këmbët dhe duke u lëkundur nga lodhja. Në një moment, ai pothuajse rrëzohet nga dobësia, duke nxitur reagime të forta dhe shqetësim për gjendjen e tij shëndetësore.

Videoja, e publikuar në platformën Douyin (versioni kinez i TikTok), u bë virale dhe shkaktoi zemërim në rrjet, ku shumë përdorues vunë në dyshim nëse kafsha ishte ushqyer siç duhet dhe kërkuan hetime nga autoritetet për kushtet e mbajtjes së saj.

Autoritetet lokale në Longchang reaguan duke dërguar inspektorë në kopshtin zoologjik për të verifikuar situatën. Sipas tyre, tigri siberian, është 16-18 vjeç, çka konsiderohet moshë e madhe për këtë specie, dhe kishte kaluar së fundmi një sëmundje.

Zyrtarët mohuan pretendimet për keqtrajtim, duke theksuar se kafsha ushqehet çdo ditë, por konsumon pak për shkak të gjendjes së dobët. Ata shtuan se tigri ishte mbajtur në kafaz gjatë trajtimit dhe ishte lënë të dilte për herë të parë ditën kur u filmua, për të marrë ajër dhe dritë dielli. Autoritetet deklaruan se do të vijojnë monitorimin dhe, nëse është e nevojshme, do ta transferojnë në një kopsht zoologjik me kushte më të mira.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë