Loading…

Zemaj: Vdekjet dhe rastet pozitive po rriten sepse nuk po respektohen masat

  • 21/11/2020 | 19:33

Zemaj: Vdekjet dhe rastet pozitive po rriten sepse nuk po respektohen masat

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook ka thënë se masat parandaluese ndaj përhapjes së virusit nuk po respektohen. Si rezultat, ai ka thënë se rastet pozitive dhe ato të vdekjeve po shtohen.


Zemaj ka bërë thirrje të ndryshohet sjellja dhe kujtoi se duhet mënyrat e mbrojtjes: distanca, maska dhe higjiena.

Ministri premtoi se numrat e rasteve pozitive dhe vdekjet nuk do të ulen derisa të zbatohen masat kundër koronavirusit.

Shkrimi i plotë:

Qytetarë të nderuar,

Respektimi i masave për pengimin e përhapjes së virusit dhe luftimin e tij, nuk është në nivelin e duhur, sepse, rastet pozitive dhe rastet e vdekjeve po shtohen. Mos i jepni rast virusit. Ndryshoni sjelljen tuaj.

Numri i madh i personave me virusin Covid 19, dhe numri i madh i rasteve të vdekjeve, do shërbyer si sinjal i fuqishëm për pakujdesinë në shtetin tonë.

Deri sa ende nuk janë në përdorim vaksinat kundër virusit, mënyra e vetme për t’u mbrojtur, është distanca, maska dhe higjiena.

Zbatoni masat kundër virusit vdekjeprurës, ndryshe, numrat nuk do të ulën. Ndryshoni sjelljen tuaj, për ta ndryshuar gjendjen në Republikën tonë. Ndryshe, na presin sfidat edhe më të mëdha!

Barte maskën!

Ruaje distancën!

Mbaje higjienën!

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë