Loading…

Zemaj thumbon ministrin Latifi: Puna më e madhe tij takimi me Kurtin në SHBA, ka ndikuar që vizita e kryeministrit të vlerësohet si e suksesshme

  • 23/05/2022 | 22:45

Zemaj thumbon ministrin Latifi: Puna më e madhe tij takimi me Kurtin në SHBA, ka ndikuar që vizita e kryeministrit të vlerësohet si e suksesshme

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka ironizuar me ministrin Rifat Latifi, i cili më shumë po qëndron jashtë Kosove se që po kryen ndonjë punë në digasterin ku shërben, e aty ka shumë punë për të bërë. Zemaj për Gazetën Metro ka thënë se Latifin duhet ta gjejmë njëherë se ku gjendet që pastaj të flasim për ndonjë tentim për pune nga ana e tij. 


Zemaj ka thumbuar ministrin Latifi, duke thënë se për të folur për punët e tij në Ministrinë e Shëndetësisë, njëherë duhet ta gjejmë ministrin.

“Thënë të drejtën, fillimisht duhet ta gjejmë ministrin e pastaj të shohim nëse kemi mundësi të flasim për ndonjë tentim pune eventuale të tij. Ndryshe, ministrin dhe punën e tij mund ta sheh e ta mbroj vetëm kryeministri, ne të tjerët nuk e kemi këtë fat, ngase vetë ministri nuk gjendet askund”, ka thënë Zemaj.

Tutje Zamaj tha se s’ka mbetur tjetër veç se ‘ta shpallim të humbur  ministrin’. Duke shtuar, se nga paaftësia e qeverisë po paguajnë pacientët dhe punëtorët shëndetësor.

“Pra, së pari është mirë qa ta gjejmë ministrin e pastaj të shohim nëse i njëjti do të filloj të tentoj të punoj. Në situatën që jemi nuk na ka mbetur tjetër vetëm ta shpallim të humbur ministrin, ndërsa humbjet nga paaftësia qeverisëse po vazhdojnë t’i paguajnë shtrenjtë pacientët dhe punëtorët shëndetësor”, tha Zemaj për Gazetën Metro.

Tutje ai ka theksuar faktin se në gjashtë mujorin e qeverisjes së tij, mbi 1 mijë punëtorë shëndetësorë kanë mbetur që tre muaj pa paga.

“Mos të harrojmë se vetëm në gjashtë mujorin e qeverisjes së tij, mbi 1000 punëtorë shëndetësor kanë mbetur që tre muaj pa paga, numri i mjekëve që po ikin po rritet frikshëm, lista e barnave esenciale është me mungesa të mëdha, pastaj lista e pritjeve po shënon rekorde, ndërkaq nuk është hapur asnjë konkurs për specializime nga fusha e mjekësisë, gjersa vetëm për dy muaj mbi 200 qytetarë të vendit tonë kanë kërkuar shërim jashtë vendit”. tha Zemaj.

Tutje Zemaj ka ironizuar me takimin e Latifit me Kurtin në SHBA, pasi ky takim ka ndikuar që vizita e kryeministrit të vlerësohet si e suksesshme.

“Dy merita bazë i ka ministri i Shëndetësisë; e para që është takuar me Kurtin në Amerikë, duke ndikuar që vizita e kryeministrit të vlerësohet si e suksesshme, kurse e dyta, që për nga rëndësia mund të jetë edhe e para, ka të bëj me faktin se ky ministër e ka shpërfaq me saktësi dhe në kohë reale paaftësinë e Qeverisë Kurti”, tha Zemaj.

​Kurti takohet me Latifin në SHBA, pritën nga New York Medical College

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë