Loading…

Zemaj kritikon VV’në: Mashtrues që dështimin tentojnë ta prezantojnë për sukses

  • 02/12/2023 | 23:30

Zemaj kritikon VV’në: Mashtrues që dështimin tentojnë ta prezantojnë për sukses

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, për mungesë të investimeve në shëndetësi.


Zemaj ka thënë se pas tri viteve në Qeveri, tek sot e kanë proklamuar nisjen e renovimit të një pjese në Klinikën e Kardiokirurgjisë.

Ai tutje i ka quajtur zyrtarët e shtetit mashtrues që dështimin tentojnë ta prezantojnë për sukses.

Postimi i plotë:

Pas 32 muaj e dy javë të qeverisjes së VV-së në sektorin e shëndetësisë; pas menaxhimit të tre ministrave të shëndetësisë, përfshirë edhe kryeministrin, ndonëse secili më i dështuar se tjetri, tek sot e paskan proklamuar nisjen e renovimit të një pjese në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Merreni me mend, 750 mijë euro investim pas tre viteve në Qeveri.

Çfarë mashtrues janë edhe dështimin tentojnë ta prezantojnë për sukses. Të paaftë pafund e të dështuar kronikë. Ndërkohë që, sot as shiringa e as infuzione nuk ka nëpër spitalet tona. Nuk ka as letër higjenike. Nuk ka as sapun. Marre!

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë