Deputeti i LDK’së Armend Zemaj, ka kritkuar qeverinë për shtënjetëtimin e rrymës, shkruan Gazeta Metro.
Zemaj tha se kryeministrit Kurti dhe vartësve të tij iu ka humbur rruga në oborr, të cilët sipas tij nuk po dinë çka t’iu thonë qytetarëve për shtrenjtimin e rrymës.
Më poshtë ju sjellim pjesë nga fjalimi i tij në Kuvend:
Nuk e di a ka ndonjë mekanizëm policia që të ndihmon kryeministrin për ta gjetur rrugën e duhur për të zgjidhur krizën energjetike, apo edhe ty edhe kolegëve iu ka humbur rruga në oborr e s’po dini as çka të na thoni as neve e as qytetarëve… Ju prapë po vazhdoni kryeministër, edhe në konferencat juaja të vazhdueshme që të na tregoni se si shpenzohet energjia në orën 05:00 të mëngjesit, dhe si ai tregimi me gjermanin, amerikanin, dhe shqiptarin. Epo ashtu se si e gjen zgjidhjen shqiptari në fund duke e rregullua bojlerin e filtrin, dhe duke ndezur turbinën, por në fund të fundit përgjigja për qytetarët është: A po doni reduktime, apo shtrenjtim?/gazetametro.net