Loading…

Zemaj e Kollçaku përplasen në Komision, ngrihen dyshime se numri i të vdekurve nga COVID-19 s’është real

  • 24/05/2021 | 12:46

Zemaj e Kollçaku përplasen në Komision, ngrihen dyshime se numri i të vdekurve nga COVID-19 s’është real

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi janë mbledhur sot për të diskutuar në lidhje me gjendjen në fushën e shëndetësisë, pandeminë e vaksinat.


Me këtë rast, ka pasur përplasje mes kryetares së këtij komisioni Fatmire Kollçaku, dhe ish-ministrit të Shëndetësisë dhe deputetit të LDK’së, Armend Zemaj.

Zemaj ka deklaruar se është ngritur dyshimi për mos raportimin e numrave real të të vdekurve nga COVID-19, duke thënë se kjo përbën skandal.

Ai ka kërkuar të dijë se çfarë lloje të testimeve po raportohen në statistikat e testimeve për Covid-19.

“Cilat lloje të testimeve janë duke u raportuar, PCR, serologjik, Antigen, Rapid? Cilat janë duke u raportuar si statistika zyrtare. Nëse saktësohet kjo që po e thotë deputeti Bekim Haxhiu, që pacientët post-Covid si pasoj e Covid’it kanë përfunduar me fatalitet dhe fshihet ky numër, ky është mashtrim. Nëse ata pacientë kanë qëndruar 6 javë të shtrirë në spital, duhet të raportohen. Nëse raportohet se një pacient është shtrirë dhe nuk është evidentuar që pas dy jave ka vdekur atëherë kjo është mashtrim”, ka deklaruar ai.

Kurse kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku, deklaroi se Zemaj po hedh dyshime mbi stafin shëndetësorë dhe se ai duhet t’i gëzohet mosregjistrimit të viktimave.

“Ju po hidhni dyshime te stafi shëndetësor, në vend që të gëzoheni që nuk ka pasur raste të vdekjes”, ka deklaruar ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë