Loading…

Zeljko Komsic uroi ditën e pavarësisë Vjosa Osmanit, në emër të ‘të gjithë’ Bosnje e Hercegovinës

  • 15/02/2022 | 16:50

Zeljko Komsic uroi ditën e pavarësisë Vjosa Osmanit, në emër të ‘të gjithë’ Bosnje e Hercegovinës

Kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zeljko Komsic, ka dërguar urimet Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


“Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe juve personalisht, në emër të qytetarëve të Bosnje e Hercegovinës ju uroj ditën e Pavarësisë” ka shkruar ai në konton e tij personale në rrjetin social Facebook.

Ai ka shkruar se Bosnja e Hercegovina dhe Kosova kanë prioritete strategjike të përbashkëta në politikën e jashtme, duke theksuar anëtarësimin në NATO dhe Bashkim Europian. “Vetëm së bashku mund të arrijmë tek synimi ynë” ka shkruar ai Komsic.

“Ndjehem i inkurajuar dhe i gëzuar me përparimin e marrëdhënieve të shteteve mik, jemi të bindur se bashkëpunimi ekonomik politik dhe të gjitha relacionet tjera mes Bosnje e Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës në një të ardhme të afërt do të jenë të një rëndësie të veçantë për qytetarët e shteteve tona” ka shkruar Komsic.

Entuziazmi i kryesuesit kroat të Presidencës së Bosnje Hercegovinës, Zeljko Komsic, nuk ndahet nga të gjithë në Bosnje, nga republika Srpska’a jo se jo, por kishte edhe zëra kritik edhe nga boshnjakët javën e kaluar ndaj tij se po përçante qëndrimin e unifikuar të politikës së jashtme të Bosnje e Hercegovinës me nismën e tij të vizitës në Kosovë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë