Loading…

Zelenskyy merr fjalën në samit, kërkon armatim shtesë dhe anëtarësim në NATO

  • 01/06/2023 | 14:00

Zelenskyy merr fjalën në samit, kërkon armatim shtesë dhe anëtarësim në NATO

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përsëriti nevojën për armatim shtesë dhe përkrahje të shtuar ndaj Ukrainës në Samitin e Bashkimit Europian (BE) që po mbahet në Moldavi, transmeton Gazeta Metro.


Takimi pan kontinental i Komuniteti Politik të Evropës ka pritur të gjitha shtetet evropiane përpos Rusisë dhe Bjellorusisë. Temë qendrore në këtë samit ishte lufta në Ukrainë e cila e ka vendosur në pozitë tensioni Evropën lindore.

Samiti nga BE u pa si mjet për ti mbajtur nën influencën perëndimore shtetet e ish Bashkimit Sovjetik dhe për ta sforcuar kundërpërgjigjën e përbashkët të kontinentit ndaj agresionit rus, raporton The Associated Press.

Zelenskyy thiri për vazhdimin e furnizimit të Ukrainës me armatim perëndimorë duke thënë se një gjë e tillë shpëton jetë dhe mundëson paqen. Ai insistoi se të gjitha vendet që kufizohen me Rusinë duhet të jenë anëtare të BE dhe të NATO’s  pasi që Rusia po sulmon pikërisht vendet e pa anëtarësuara.

Ai shtoi se kur siguria nuk është garanci atëherë garanci është vetëm lufta./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë