Loading…

Zelensky u drejtohet ukrainasve: Sonte do jetë nata më e rëndë

  • 25/02/2022 | 23:44

Zelensky u drejtohet ukrainasve: Sonte do jetë nata më e rëndë

U paralajmërua më parë se do fillonte një ofanzivë e madhe ndaj kryeqytetit ukrainas prej okupatorëve rusë, ndërsa në këto momente raportohen shpërthime të mëdha, transmeton Gazeta Metro.


Nga qytetarët e Kievit u tha se po dëgjojnë shpërthime të mëdha në Kiev, duke aluduar në raketa balistike ruse, ndërsa presidenti Zelensky sapo konfirmoi se Kievi do tentohet të merret sonte nën kontroll nga rusët.

“Nata do të jetë shumë e rëndë, por muzgu do të vijë. Nata do të jetë edhe më e rëndë se dita. Shumë qytete të shtetit tonë janë nën sulm: Chernihiv, Sumy, Kharkiv, djemtë e vajzat tona në Donbas, qytetet e lindjes, e vëmendje e veçantë në Kiev”, ka deklaruar Zelensky.

Kryetari Klitschko po ashtu paralajmëroi më herët se një natë e gjatë e pret kryeqytetin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë